Një 45 vjeçar është arrestuar në fshatin Arllat të Drenasit, pasi i njëjti në një kafiteri ka kanosur me armë zjarri një 40 vjeçar.
Me të marrë informatën, policia menjëherë ka ndërmarrë një varg veprimesh, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar me iniciale K. H, 40 vjeç.
“Po ashtu, lidhur me rastin në fjalë policia ka konfiskuar një pushke automatike AK-47, një karikatorë, si dhe dyzetë e dy fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas arrestimit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij janë hapur rastet kanosje dhe mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.