Lindita Lamaj rrëfen dramën: Vajzën ma përdhunuan të vogël, tani ma shfrytëzojnë prostitutë

Kronikë e zezë

Lindita Lamaj rrëfen dramën: Vajzën ma përdhunuan të vogël, tani ma shfrytëzojnë prostitutë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:51
Ermira dhe Lindita Lamaj

Lindita Lamaj është mamaja e Ermirës, një vajze e cila është larguar drejt Italisë pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa është ndarë nga bashkëshorti dhe pas ka lënë djalin e saj 2-vjeçar.

E ëma e Ermirës kërkon ndihim dhe ka qenë e pranishme ditën e sotme në emisionin

“Me zemër të hapur”, ku edhe është shprehur që dyshon se të bijën ia kanë rrëmbyer dhe po e shfrytëzojnë për prostitutë.

Lindita tregon se Ermira është përdhunuar nga një burri i panjohur i moshës 30-vjeçare në moshë të vogël dhe aty ndoshta ka marrë një goditje të madhe që i ka ndryshuar tërësisht jetën.

E ëma kërkon ndihmë dhe i bën thirrje të bijës që të kthehet për hir të fëmijës së vogël.

Si ka qenë fëmijëria e Ermirës?

Ermira është rritur me gjyshër si nga anët e burrit edhe nga ana ime. Ajo ka qenë një tip i ndrydhur. Ajo ka dashur të bëhet balerinë ose volejbolliste. Është e gjatë në trup. Me ato mundësi që kisha e çoja në shkollë.

E keni ndrydhur ju apo ka qenë nga natyra?

Ajo ka qenë ashtu si tip. Kur ka qenë 6 vjeç ajo ka parë dhunë. Ka parë sesi rrihej nëna e saj me rripin e pantallonave. Unë isha në atë kasolle ku jetoj dhe sot. Ai i nxirrte jashtë, dhe ata shihnin nga dritarja e kasolles, kur burri më rrihte. Unë kam 15 ditë që fle në urgjencën e spitalit. Kam kaluar në bronko-pneumoni se flija në çimento. Ermira duke u rritur, u bë e distancuar. Unë doja që vajza ime të shkollohej. Doja që ajo të ishte dikushi. Nuk doja që jeta e Ermirës të bëhej kështu.

Çfarë ndodhi në moshën e adoleshencës?

Kur ishte në vitin e parë dikush e mori në telefon. Ajo kishte një telefon të thjeshtë, me lojëra. Dhe unë kujtoja se luante. Por ajo kishte rënë pre e një tutori, dhe dhunohej psikologjikisht. Ky person ishte 30 vjeç. Shkova në shkollë ta kërkoja, po nuk ishte aty. Kur shkova në shtëpi, e gjeta me shishen e rakisë në dorë, dhe me cigare. Ajo më tregoi se kishte rënë pre e abuzimit seksual.

Pse nuk bëtë denoncim?

Sepse ishte në një moshë të vogël. Ne flisnim me një psikolog në atë kohë. Dhe i kërkova ndihmë si mund të mbështesja vajzën.

Nuk të rekomandoi psikologu të denoncoje rastin?

Vajza ishte e vogël, dhe nuk donte të merrej vesh. Vajza nuk i dinte as emrin. Por ai e mori në makinë, dhe abuzoi me të./BalkanWeb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat