E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet çifti shqiptar

Kronikë e zezë

E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet çifti shqiptar

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:58
Çifti shqiptar

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh në Modena, të cilët e kishin kthyer shtëpinë e tyre në një laborator droge.

Pas një hetimi të kujdesshëm policia italian ka arrestuar një cift shqiptarësh, të cilëve iu është sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme droge. Shtëpia e tyre ishte kthyer në një laborator droge.

E ndërsa burri emri i të cilit nuk bëhet i ditur është shoqëruar në qeli, gruaja është vendosur në arrest shtëpie pasi duhet të kujdeset për fëmijën e saj të sapolindur.

Hetuesit në Modena kishin kohë që ruanin çiftin e shqiptarëve të cilët klasifikohen si shpërndarës mesatarë që furnizonin shpërndarës më të vegjël, në parqet e zonës ku jetonin. Ata janë ndaluar nga policia teksa po udhëtonin me automjetin e tyre.

36-vjeçarit shqiptar pa dokumente dhe 27-vjeçares, e cila sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, iu sekuestruan gjashtë doza kokaine në automjet.

Por sipas policisë italiane thesari i vërtetë u gjet në shtëpinë e tyre, ku agjentët gjetën të gjitha mjetet që shërbejnë për ndarjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës dhe heroinës, si dhe një sasi droge me një vlerë prej më shumë se 60 mijë eurosh.
Shpërndarësit e vegjël të drogës furnizoheshin tek çifti shqiptar çdo herë me gjysmë kilogrami drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat