Tentoi të vrasë bashkatdhetarin në gjumë, arrestohet i riu shqiptar

Kronikë e zezë

Tentoi të vrasë bashkatdhetarin në gjumë, arrestohet i riu shqiptar

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Një 25-vjeçar shqiptar me iniciale G.E. është arrestuar nga policia italiane e Revello-s.

Mediat italiane raportojnë sot se për të riun shqiptar ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme e Torinos për një vrasje të mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2012, ku i riu shqiptar kishte hyrë në banesën e një bashkatdhetari të tij dhe kishte tentuar ta vriste në gjumë me çekiç dhe thikë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin më parë.

Personi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga ky sulm arriti që të zgjohej në kohë duke reaguar. Ai, më pas, ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.

25-vjeçari shqiptar i arrestuar ndodhet në paraburgim në Saluzzo dhe rrezikon të dënohet me 8 vjet e 6 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat