Plagoset një 21-vjeçar në Shkodër

Kronikë e zezë

Plagoset një 21-vjeçar në Shkodër

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:59
policia në Shkodër

Një djalë i ri, 21 vjeç është plagosur gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Udhakryq”.

I plagosuri është shtetasi Ilfat Haxhija, që ka marrë një plumb në këmbë. Ai është transportuar për në Spitalin e Shkodrës, ku sipas informacioneve të bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një pistë për ngjarjen, për shkaqet që kanë çuar në këtë plagosje. Forcat blu kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat