Një plagosje me thikë ka ndodhur mes disa të rinjve ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia e Durrësit thanë se të rinjtë me inicialet D.D 15-vjeç dhe K.P 16-vjeç kanë pasur një konflikt në ambientet e një shkolle në Durrës, ku mësohet se shkaku ka qenë përplasja shpatull me shpatull mes të dyve.
Pasi janë zënë me fjalë në fillim të procesit mësimor, ata e kana vazhduar sherrin edhe gjatë pushimit të madh, ku 15-vjeçari e ka goditur me një thikë në këmbën e majtë, K.P. 16 vjeç.
I plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka nisur procedim penal për 15-vjeçarin me iniciale, K.P.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë, tip biçaku me mbishkrimin "CriVit".
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".