Polici britanik dhunon emigrantin

Kronikë e zezë

Polici britanik dhunon emigrantin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 12:53
Pamje teksa nje polici godet personin

Pamjet teksa një polic britanik godet një person në pranga të shtrirë në tokë kanë bërë xhiron e botës brenda një kohe të shkurtër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Ruislip, në Londrën perëndimore, pasi efektivët kanë neutralizuar burrin e dyshuar për sjellje të dhunshme.

Videoja e cila është filmuar nga një kalimtar, tregon të dyshuarin pa bluzë të shtrirë në tokë nga 4 policë dhe njëri prej tyre e godet me grushta dhe e ofendon rëndë. 

Pas publikimit të pamjeve, ende nuk ka një reagim zyrtar nga rajoni i policisë londineze, por nga sa kuptohet nga videoja bëhet fjalë për një emigrant i quajtur Gustavo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat