Ish-i dashuri ia kthen jetën në ferr, vajza denoncon në polici 29-vjeçarin

Kronikë e zezë

Ish-i dashuri ia kthen jetën në ferr, vajza denoncon në polici 29-vjeçarin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:22
ilustrim

Policia e Durrësit ka nisur hetimet nga një 29-vjeçari, pasi për muaj të tërë i ka shkaktuar ankth dhe stres një vajze.

26-vjeçarja nga Durrësi, me inicialet S.Ç., bëri denoncim në polici ndaj N.M., 29-vjeç, banues po në qytetin bregdetar, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal në gjendje të lirë.

Mësohet se të dy kanë pasur më parë një lidhje me njeri-tjetrin dhe djali ishte i ‘fiksuar’ pas saj.

E reja e akuzon N.M., se prej disa kohësh, në mënyrë të vazhdueshme, e ka përndjekur, duke i krijuar ankth dhe stres në jetën e saj të përditshme.

Gjithçka për shkak të refuzimit të saj për të vijuar lidhjen e ndërprerë, duke bërë që ai të insistojë ta takojë dhe të vazhdojnë bashkë.

Për këtë arsye, nën tension dhe frikë e reja bëri denoncim, duke çuar në nisjen e hetimeve për veprën penale “Përndjekja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat