Përleshje me armë në qendër të Athinës, një i vrarë

Kronikë e zezë

Përleshje me armë në qendër të Athinës, një i vrarë

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Një përleshje me armë është regjistruar këtë të shtunë në tregun qëndror të Athinës, pak metra larg bashkisë së kryeqytetit grek. Sipas burimeve policore, agjentet tentuan të kontrollonin një të dyshuar si trafikant droge, por hasën në rezistencën e tij.

I dyshuari nxori armën duke qëlluar në drejtim të agjentëve të policisë, që iu kundërpërgjigjen. Si pasojë e të shtënave, një agjent mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim në spitalin e Athinës.

Pas ndjekjes, policia arriti ta rrethojë të dyshuar në sheshin përpara Bashkisë. Në një situatë të tillë, i dyshuari, sipas policisë një algjerian, ka qëlluar veten me pistoletën që mbante në dorë.

Autoritet deklaruan se ngjarja e ndodhur paraditen e së shtunës ishte një përballje mes forcave të rendit dhe trafikantëve të lëndëve narkotike dhe s’ka asnjë lidhje me ndonjë akt të mundshëm terrorist. Autoritetet kane nisur gjithsesi hetimet për të hedhur më shumë dritën mbi ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat