Breshëri plumbash në qendër të Burrelit, identifikohen autorët

Kronikë e zezë

Breshëri plumbash në qendër të Burrelit, identifikohen autorët

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:38
Ilustrim

Mesditën e djeshme qyteti i Burrelit u trondit nga një breshëri kallashnikovi që u qëllua drejt një ndërtese. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:25 minuta të mesditës, kur nga një makinë tip Benz është qëlluar ndaj një palestre.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga kjo ngjarje, janë zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetarët.

Burimet policore thanë se rreth orës 13.25 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në Lagjen "Pjetër Budi" në qytetin e Burrelit ka të shtëna armësh.

Menjëherë në drejtim të vendit që u dha  informacioni shkuan shërbimet e policisë ku rezultoi se në drejtim të bordurës së tarracës së ndërtesës (palestër) në pronësi të qytetarit ne inicialet B. S.,  është qëlluar me armë zjarri automatike, kallashnikov.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar dhe as dëme materiale në godinë pasi është qëlluar në drejtim të tarracës së godinës. Nga hetimet e kryera nga policia rezultoi se shkaku i këtij veprimi nuk ka lidhje me pronarin e palestrës por dyshohet për një konflikt  për motive banale të djalit të tij B. S., gjimnazist me disa bashkëmoshatarë të tij.

Policia po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e 2 të rinjve si të përfshirë në këtë ngjarje konkretisht dy adoleshentëve me inicialet A. P., dhe E. K.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat