Hetohet babai për përdhunim të vajzës së tij

Kronikë e zezë

Hetohet babai për përdhunim të vajzës së tij

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 21:10
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një hetim ndaj personit me iniciale A.K, pasi sipas dëshmisë së gruas së tij pa kurorë, burri ka kryer përdhunim ndaj bijës 3-vjeçare me paralizë cerebrale.

Sipas të dhënave të policisë, tmerrin e ka paraqitur një banore nga Shkupi. Gruaja 45 vjeçare policisë i ka treguar se në periudhën prej muajit shtator deri në muajin dhjetor të këtij viti, burri i saj pa kurorë A.K ka kryer sulm seksual ndaj fëmijës së tyre trevjeçar, njofton gazeta Koha.

Pasi ka ardhur në një situatë që ai ta shohë fëmijën, banorja nga Shkupi ka vërejtur se fëmija është treguar shumë i shqetësuar. Duke patur parasysh se fëmija është i sëmurë nga paraliza cerebrale, nuk ka mundur të tregojë se çka po ndodhë gjatë takimeve me babain.

Prandaj, nëna ka dërguar fëmijën në kontroll tek specialisti neuropsikiatër, ndërsa sipas rezultatit nga Klinika për Psikiatri pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë”, është konstatuar se tek fëmija ekziston shqetësim emocional. Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat