Zbulohet një magazinë e re kanabisi në Shkodër

Kronikë e zezë

Zbulohet një magazinë e re kanabisi në Shkodër

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 11:32
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka zbuluar një vend  të ri magazinimi të kanabisit, këtë radhë në fshatin Mollë të Shkodrës, pas operacionit të koduar me të njejtin emër në anglisht, operacionit "Apple".

Si rezultat i këtij operacioni më datë 15.12.2016,u zbuluan 3 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u arrit që të sekuestrohen në total 77 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila ishte e vendosur nëpër thasë dhe bidona plastikë si dhe 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis-sattiva në proçes tharje, të cilat u asgjesuan në vend me anë të djegies

Policia tha se po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtarinë kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuara nga nenet 284 e 283 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat