Grabitet banka në Shqipëri, policia në ndjekje të autorëve

Kronikë e zezë

Grabitet banka në Shqipëri, policia në ndjekje të autorëve

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 09:11
Ilustrim

(E plotësuar) - Mëngjesi i sotëm ka nisur me një grabitje banke në Tiranë.

Ngjarja tek 21-dhjetori, por ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Sipas burimeve policore, mësohet se kanë qenë dy persona që janë futur në bankë, me armë në dorë dhe me maska duke grabitur paratë.

Më pas ata janë larguar me një motor të vogël. Policia u është vënë pas.

2 persona me motor grabisin bankën pranë “21 Dhjetorit”

Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitje orët e para të kësaj të hëne në Tiranë. Mediat shqiptare bëjnë me dije se dy persona të maskuar dhe të armatosur, hipur mbi një motor të vogël kanë arritur të grabisin një bankë pranë “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat