Një muaj paraburgim për tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për tre të arrestuar

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 11:40
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve N. B., M. L. dhe Xh. R..

I pandehuri N. B. nga Komuna e Fushë Kosovës, ndërsa M. L. dhe Xh. R. nga Komuna e Preshevës, me datë 16.12.2016, janë nxënë me substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 (dyqind e katër dhjetë) kilogramë.

Andaj me këtë veprim ata kanë kryer veprën penale: blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat