Shqiptari mbjell kanabis për djalin në Australi, dënohet me 4 vite burg

Kronikë e zezë

Shqiptari mbjell kanabis për djalin në Australi, dënohet me 4 vite burg

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:10
Droga

Një shqiptar është dënuar me 4 vjet burg për kultivim dhe shitje të kanabisit për të paguar trajtimin e djalit të tij, i cili ishte i varur nga droga. Kur Veli Selmani mësoi se droga e llojit metamfetamine të kristaltë “kristal meth” ishte shkaktar i sjelljes agresive të djalit të tij 26-vjeçar, i premtoi ndihmë duke paguar 40 mijë dollarë për rehabilitimin e tij në “The Hader Clinic”, klinikë e njohur në Melbourn të Australisë.

Duke e ditur se trajtimi do ta rëndonte edhe më tepër gjendjen financiare të familjes, Selmami veproi sipas një këshille të një miku, i cili i kishte thënë se rritja dhe shitja e kanabisit mund të jetë mënyra më e mirë për të fituar para shtesë për trajtimin e djalit të tij.

Gjykata e Qarkut të Melbour në seancën e së mërkurës e dënoi me burgim shqiptarin, ndërsa gjyqtarja e rastit e quajti përpjekje të gabuar këshillën e shokut që shqiptari të kultivonte dhe të shiste kanabis.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së Selmanit në periferi të Melbournit gjeti 17 bimë të kanabisit që peshonin 50 kilogramë, shkruan Koha.net. Selmani u akuzua për kultivim të një sasie të madhe të kanabisit dhe për vjedhje të energjisë elektrike nga furnizuesit e energjisë dhe këtë të mërkure u dënua me katër vjet burg.

64-vjeçari, i cili u deklarua fajtor për të dyja akuzat, duhet të shërbejë për dy vjet para se ai ta ketë të drejtë për lirim me kusht. Gjykatësja Franceze Hogan tha se ishte "një ironi e trishtueshme", përpjekja e tij për të shpëtuar djalin e tij nga varësia ndaj drogës.

Selmani u burgos në Northern Territory në vitin 1980 për vrasje, pas një mosmarrëveshje me një njeri, të cilin shqiptari e vrau. Që atëherë Selmani kishte jetuar një jetë duke iu bindur ligjit dhe duke pasur "në thelb të mirën dhe punën e palodhshme ", u shpreh gjykatësja Hogan.

Ajo tha se ai kishte punuar shumë në industrinë e çelikut, që ishte kusht për përmirësimin e gjendjes së familjes së tij dhe gjatë viteve kishte dërguar rreth 330.000 dollarë në vendin e tij të lindjes në Kosovë për të afërmit që përballeshin me vështirësi pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat