Mori mbi 7 mijë euro në firmën ku punonte, arrestohet

Kronikë e zezë

Mori mbi 7 mijë euro në firmën ku punonte, arrestohet

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 11:27
Ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka përvetësuar mbi 7 mijë euro në firmën ku punonte.

Sipas Policisë i arrestuari ka kryer veprën penale duke përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash prej 7 mijë e 293 euro  gjatë punë së tij në një firmë private.

 I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat