Përplasi për vdekje policin e burgut, gjendet e braktisur BMW-ja

Kronikë e zezë

Përplasi për vdekje policin e burgut, gjendet e braktisur BMW-ja

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:07
BMW-ja që përplasi për vdekje policin e burgut

Policia zbardhi sot ngjarja e ndodhur 4 ditë më parë ku mbeti i vdekur Punonjësi i Policisë së Burgut të Fushë - Krujës.

Forcat blu gjetën të braktisur mjetin që shkaktoi aksidentin, ndërsa shpallën në kërkim autorin.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivat e Policisë Ishëm, pas një pune hetimore intensive dhe kërkimeve të pandërprera  në terren kanë zbuluar ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë, ku mbeti i vdekur një Punonjës Policie i Burgut të Fushë-Krujës, shtetasi V.D. 50 vjeç.

Në vijim të kërkimeve në një shtrirje të gjerë territoriale bëjmë me dije se në Shkafane, Ishëm është gjetur i braktisur mjeti që ka përplasur për vdekje shtetasin e mësipërm.

Mjeti është tip BMW, seria 5 E60, me targa AA 903 OV. Autori, i cili ka shkaktuar aksidentin është identifikuar nga uniformat blu dhe po punohet për kapjen e tij, konkretisht A. P. 27 vjeç, banues në Krujë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krujë s për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat