Vlorë: Konfiskohen 1,3 ton kanabis

Kronikë e zezë

Vlorë: Konfiskohen 1,3 ton kanabis

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 17:45
Ilustrim

Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 1.3 ton kanabis brenda një veture, afër bregdetit jugperëndimor, raporton Associated Press.

Përmes një komunikate të publikuar sot, policia ka thënë se droga është gjetur e vendosur në 116 kuti, brenda një kamioni të vogël, në afërsi të bregdetit të Vlorës. Policia ka gjetur edhe disa automjete të braktisura në afërsi të vendit ku e ka gjetur drogën.

Asnjë arrestim nuk është bërë, ndërsa policia e shtetit shqiptar ka nisur hetimet për rastin.

Gjatë këtij viti, siç raporton AP, autoritetet në Shqipëri kanë shkatërruar 2.5 bimë kanabis, katër herë më shumë se sa vitin e kaluar.

Ata gjithashtu kanë konfiskuar disa tonë të kanabisit të vendosura nëpër anije që ishin të gatshme për të nisur drogën për Greqinë apo Italinë fqinjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat