Zbulohet arsyeja që solli plagosjen e trefishtë në Tiranë

Kronikë e zezë

Zbulohet arsyeja që solli plagosjen e trefishtë në Tiranë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 23:27
Marjan Levanti dhe Elena Kocaqi

Zbardhet kërkesë-padia e bërë nga shtetasja Elena Levanti ( Kocaqi) 40-vjeç ndaj bashkëshortit Marjan Levanti, i cili mbrëmjen e sotme rreth orës 20 e 30 minuta plagosi të afërmit e saj.

Sipas të dhënave që tvklan.al ka siguruar në gjykatën e Tiranës rezulton se me datën 01 Dhjetor 2016 , Shtetasja Elena Levanti ka regjistruar në padi për zgjidhje martese.

Objekti i çështjes ka të bëj me zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim nënës, përcaktimin e masës së detyrimit ushqimor për fëmijët dhe ndryshimin e mbiemrit nga Levanti në Kocaqi (mbiemri i vajzërisë) së paditëses.

Seanca e parë gjyqësore për palët ishte caktuar data 17 Janar e vitit tjetër. Mosmarrëveshjet rreth padisë për ndarje në gjykatë duket se është shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë ku mbetën të plagosur të afërmit e 40-vjeçares shtetasit Ferit Kocaqi, Qanie Kocaqi dhe Altin Kocaqi.

Marjan Levanti dhe Elena Kocaqi janë martuar në vitin 2008 dhe prej kësaj lidhje kanë dy fëmijë. Elena Levanti ( Kocaqi) është studiuese dhe historiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat