Plagosja e trefishtë, zbardhet dëshmia e Levantit: Nuk më linin të shihja fëmijët

Kronikë e zezë

Plagosja e trefishtë, zbardhet dëshmia e Levantit: Nuk më linin të shihja fëmijët

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 10:58
Marian Levanti

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në rrugën "Teodor Keko", tek një banesë private.

37-vjeçari, Marian Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes, ku i ka plagosur me thikë.

Levanti goditi ish-vjehrrën, ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, ku më pasi u largua nga banesa për tu arrestuar 1 orë më vonë nga uniformat blu të kryeqytetit.

Ai ka pranuar krimin ndaj familjes së ish-bashkëshortes dje në mbrëmje në Tiranë. Para hetuesve, Levanti tregoi se plagosjen e kishte planifikuar.

Sipas tij, ish-vjehrra dhe  ish-vjehrri ishin shkaktarë të ndarjes së tij nga e shoqja, Elena Kocaqi, një historiane e njohur. “U futa fshehur në banesën e ish-vjehrrit, u fsheha poshtë krevatit dhe prita deri sa të vinin në shtëpi. U hakmora pasi ata ishin shkaktarët që më prishën familje e me ndanë nga gruaja.

Kemi debatuar dhe herë të tjera dhe ata nuk më lejonin të takohesha me Elenën”, -mësohet të jetë shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat