Atentat me kallashnikov lezhjanit, policia kap vëllezërit nga Shkodra

Kronikë e zezë

Atentat me kallashnikov lezhjanit, policia kap vëllezërit nga Shkodra

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 21:15
Policia

Dy vëllezër nga Shkodra, përpara dy ditësh i kishin bërë atentat një djali nga Lezha. Ata janë shtetasit Mirsad Dekovi 28 vjeç, banus në Shkodër dhe Avni Dekovi 32 vjeç, banues në Shkodër.

Të dy këta persona akuzohen për veprën penale: “tentativë vrasjeje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vëllezërit kishin marrë masën e arrestit me burg që nga data 14 korrik 2016. Kjo, pasi vëllezërit Dekovi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri kallashnikov shtetasin me inicialet F.Gj, më datë 23.05.2016. Materialet proceduriale për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat