“Po më kërcënon me jetë”, Policia e Shkodrës parandalon ngjarjen e rëndë

Kronikë e zezë

“Po më kërcënon me jetë”, Policia e Shkodrës parandalon ngjarjen e rëndë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 10:58
Arma

Një person është kërcënuar me armë zjarri ndërkohë që ndërhyrja në kohë e policisë bëri që të shmangien ngjarja që mund të përfundonte me pasoja të rënda.

Policia mori njoftim nga vetë personi që u kërcënua, se në qendër të fshatit Gosmiqe e Re në Velipojë të Shkodrës, L. Dashi e ka kanosur me armë.

Policia mundi të arrestojë në flagrancë 60-vjeçarin me banim në Velipojë, ndërsa dyshohet që shkaqet për konfliktin mes tyre të kenë qenë të dobëta

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e L.Dashi u gjet një armë zjarri automatike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe rezulton se ishte pa lejen e autoriteteve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat