Gjendet trupi i pajetë i një studenti

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një studenti

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 13:39
ilustrim

Në pjesën veriore të Kosovës, në një banesë në rrugën “Ivo Lola Ribar” është gjetur trupi i I.Q(32 vjeç), i përkatësisë serbe.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug i ndjeri ka qenë student i Universitetit të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri  Zhelko Bojiq sipas të cilit trupi i të riut është gjetur në banesë ndërsa rastin në Polici e ka lajmëruar shoku i tij i dhomës.

“Shkaqet e sakta të vdekjes së studentit nuk i dimë. Trupi do të dërgohet në Prishtinë për obduksion”, tha Bojiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat