Një i vdekur dhe tre persona të lënduar në një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe tre persona të lënduar në një aksident trafiku

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:13
Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari mashkull në fshatin Drogolevc të Istogut, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin (kombi-bus) nga pakujdesia dhe tejkalimi i pasigurt është ndeshur me veturën e tipit Opel-Vectra, të cilën e drejtonte viktima mashkull.

Si pasojë e aksidentit njofton policia,  viktima femër, pasagjere në veturën e viktimës ka ndërruar jetë dhe sipas mjekut kujdestar e njëjta është dërguar pa shenja jete në spitalin e Pejës, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe viktima-drejtues i veturës dhe dy pasagjerë në veturën e njëjtë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat