Arrestohen tre persona në Lushnje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Lushnje

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 09:04
Ilustrim

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e tre personave pas kanë vjedhur një motomjet jashtë një qendre tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lushnje ndaluan:

1.Enedio Shtembari, 28 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnje.

2.Eriko Lopari, 23 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnje.

3.Dariel Maledhi, 26 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje.

Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, para dy ditësh në ambientet e jashtme të "Metropol  Center" në lagjen "Çlirimi", kanë vjedhur motomjetin tip "Linfan" me targa AB213, i cili i'u sekestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat