Sherr mes shqiptarësh dhe italianësh për 1 cigare, plagosen 7 persona

Kronikë e zezë

Sherr mes shqiptarësh dhe italianësh për 1 cigare, plagosen 7 persona

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 22:17
ilustrim

Një sherr mes shqiptaresh dhe italianësh ka përfunduar me 7 persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur ne Prato te Italisë ditën e sotme ne një pike fastfood-i “McDonalds”. 

Bëhet e ditur se zanafilla e sherrit ka qenë një shqiptar, që i ka kërkuar një punonjësi të McDonalds një cigare. 

Aty ka nisur konflikti mes tij dhe punonjësit italian. Më pas, në ndihmë të shqiptarit ka ardhur edhe miku i tij qe e shoqëronte.
Mediat italiane bënë me dije se gjate sherrit janë përdorur sende te forta, shkruan “Panorama”. 

Për pasojë, kanë mbetur të lënduar 2 shqiptarët, 4 punonjësit e McDonalds dhe një klientë që u godit me shishe në kokë. Policia ka nisur procedimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat