Dy të arrestuar natën e Vitit të Ri, ja shkaqet dhe emrat

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar natën e Vitit të Ri, ja shkaqet dhe emrat

Më: 1 janar 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

Dy burra janë vënë në pranga nga policia mbrëmjen e Vitit të Ri në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje.

Në Belësh është vënë në pranga Arsen Bajrami, 28 vjeç banues në fshatin Hardhi. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, 63-vjeçarit me inicialet M. B.

Po dje në Prrenjas është bërë arrestimin në flagrancë i Fatos Allkos, 41 vjeç banues në fshatin Pishkash. Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, 34-vjeçare me inicialet A. B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat