Kush i “spiunoi” trafikantët shqiptarë, braktisën gomonen me 7.5 milionë € drogë

Kronikë e zezë

Kush i “spiunoi” trafikantët shqiptarë, braktisën gomonen me 7.5 milionë € drogë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:21
Gomonia

Policia italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me bllokimin e një gomoneje, që ishte nisur nga Shqipëria me marijuanë. Sipas shifrave të policisë italiane gomonia e bllokuar ditën e djeshme kishte plot 760 kg lëndë narkotike.

Një ditë më parë policia shqiptare njoftoi se kishte alarmuar autoritete italiane për një gomone që ishte nisur nga Orikumi. Megjithatë mediat italiane shkruajnë se ka qenë një telefonatë në numrin 117 që ka njoftuar autoritetet në Leçe.

Kur efektivët kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur gomonen e prishur si dhe 40 pako të mëdha me marijuanë. Droga ishte mbështjellë në atë mënyrë që të mos futej uji. Trafikantët kishin mundur të largoheshin para se të mbërrinin efektivët.

Pas peshimit rezultoi se ishin plot 760 kg marijuanë e cila nëse hidhej në treg kapte vlerën e 7.5 milionë euro. Gjatë ditëtve të festave trafikantët janë munduar të fusin në itali jo vetëm drogë por edhe tritol e emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat