Aksident tragjik, vdes i riu, dy të tjerë në gjendje kritike

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, vdes i riu, dy të tjerë në gjendje kritike

Më: 3 janar 2017 Në ora: 16:31
ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Shkodër.

Për pasojë një i ri ka mbetur i vdekur në vend, kurse dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetë.

Aksidenti fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-­Velipojë, ku i riu që ka ndërruar jetë quhet Viktor Hili, 22 vjeç, banorë i fshatit Grude.

Policia ka njoftuar se viktima është Viktor Hili, që pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, nuk ia ka shpëtuar dot plagëve të rënda që kishte marrë. Aksidenti në fjalë ka ndodhur sot rreth orës 14.55 minuta në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në vendin e quajtur Pusi i Fatimes, në fshatin Berdicë. Autori i aksidentit dyshohet të jetë shtetasi me iniciale Gj.H. 23 vjeç, banues në Shkodër.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat