Kapen me drogë

Kronikë e zezë

Kapen me drogë

Më: 3 janar 2017 Në ora: 16:31
ilustrim

Në dy raste të ndara, Policia në Prizren gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar te tre të dyshuar substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia e Kosovës njofton se në një aksion të zhvilluar dje rreth orës 17:30 në Qendrën Sportive në Prizren ka ndaluar dy persona, te të cilët, gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe dy cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.62 gram.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, sot, pak pas mesnatës, në rr. Nora Kelmendi, po ashtu në Prizren, gjatë kontrollimit të një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 17.90 gramë.

Me urdhër të prokurorit edhe ky rast shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat