Itali - Shqiptarët futen në “kurth”, kapen me 8 kg drogë pas televizorit

Kronikë e zezë

Itali - Shqiptarët futen në “kurth”, kapen me 8 kg drogë pas televizorit

Më: 3 janar 2017 Në ora: 18:01
Droga e konfiskuar

Prapa televizorit në një dhomë gjumi, kishin fshehur 8 pako me marijuanë me një peshë totale prej 8 kg drogë si dhe dy armë të rreme.

Dy shqiptarë, një me vendbanim në Aquila dhe tjetri në Giulianova u caktua masa e sigurisë arrest me burg për posedim të lëndëve narkotike. Policia italiane në Teramo kishte pikasur prej disa ditësh praninë e dy shqiptarëve që po endeshin në Giulianova.

Njëri prej tyre ishte arrestuar edhe më herët për posedime të heroinës dhe kjo ishte arsyeja se pse policia po e vëzhgonte me imtësi.

Mbrëmjen e djeshme, 32-vjeçari italian dhe shqiptarët S.A. e M A. të dy 43 vjeç, u ndoqën nga policia teksa hynin në një banesë. Aty ndërhynë efektivët, të cilët gjetën 8.5 kg marijuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat