Tiranë: Klienti yt bëri seks dhe nuk më pagoi, 24-vjeçarja i fut thikën shoqes

Kronikë e zezë

Tiranë: Klienti yt bëri seks dhe nuk më pagoi, 24-vjeçarja i fut thikën shoqes

Më: 4 janar 2017 Në ora: 19:40
ilustrim

TIRANE- Grindja me fjalë me fjalë mes dy shoqeve, që ushtronin prostitucion në Tiranë, ka përfunduar me përballje fizike dhe plagosjen e rëndë të njërës prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Elbasanit në qershor të vitit 2016, ku 24 vjecarja Anxhela X. akuzohet se ka qëlluar me një mjet prerës shoqen e saj A., duke i shkaktuar plagë në bark, gjoks dhe fytyrë.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj të pandehurës Anxhela, duke e dënuar me 2 vjet burg për akuzën e “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas vendimit të gjykatës, e dëmtuara ka pretenduar se njihet prej vitesh me të pandehurën dhe se kanë ushtruar prostitucion.

Në muajin maj 2016, e dëmtuara E. ka qënë në Tiranë me një shokun e saj. Ajo i ka telefonuar të pandehurës Anxhela për t’i thënë se shoku i saj kishte dëshirë të kryente marrëdhënie seksuale me të kundrejt pagesës.

Anxhela ka pranuar dhe është takuar me të shoqen e saj dhe djalin në një hotel në autostradë. Ajo është larguar me këtë të fundit dhe është kthyer pas dy orësh. Gjatë kësaj kohe vajza ka qëndruar në kafe.

Pasi janë ritakuar, Anxhela i ka thënë asaj se nuk kishte vepruar mirë, pasi djali që kërkoi “shërbim” nuk e kishte paguar. Megjithatë, ato kanë vazhduar normalisht bisedën dhe A. i ka përcjellë me makinë.

Në ditët e para të qershorit, Anxhela X. dhe E. K. janë takuar sërish me njëra tjetrën prane rruges se Elbasanit. Duke shkuar ne drejtim te Qytetit Studenti mes tyre ka lindur një debat me fjalë.

Ky debat ka precipituar dhe Anxhela X. e ka goditur shoqen e saj me anë të një mjeti prerës, thikë. Pas kësaj, e pandehura Axhela është larguar nga vendngjarje ndërsa shtetasja E. është ndihmuar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital ku, edhe ka marrë ndihmë të kualifikuar mjekësore.

E dëmtuara ka preteduar se është goditur me thikë nga shoqja e saj në formë kërcënimi, që të mos tregonte në polici për veprimtarinë e paligjshme që kryente Anxhela, atë të “ushtrimit të prostitucionit” dhe marrje të lëndëve narkotike.

Nga hetimi ka rezultuar se mjeti i përdorur në ngjarje nuk i përmbush kushtet e armës së ftohtë. Ndërsa akt-ekspertimi mjeko-ligjor i të dëmtuarës ka konstatuar dëmtime të shkaktuara me një mjet thikë në bark, fytyrë dhe gjoks.

“Këto dëmtime kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre. Për pasojë, ato klasifikohen si ‘plagosje e rëndë’”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Nga ana tjetër, e pandehura Anxhela X. nuk ka pranuar të japë shpjegime per ngjarjen dhe shkaqeve që e shtynë të kryente krimin./ Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat