Nxirret nga kanali makina e taksistit në Kavajë, gjendet i vdekur 53-vjeçari

Kronikë e zezë

Nxirret nga kanali makina e taksistit në Kavajë, gjendet i vdekur 53-vjeçari

Më: 5 janar 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia ka nxjerrë nga kanali makinën e taksistit, i cili që nga dita e djeshme kishte humbur kontaktet me familjen.

Mësohet se brenda makinës është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket 53-vjeçarit me iniciale F.F, pasi ai është gjetur në vendin e shoferit.

Makina u gjet në një kanal, e përmbysur pas denoncimit të bërë nga familjarët se F.F ishte larguar nga shtëpia ditën e djeshme me makinën e tij dhe nuk ishte kthyer më.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zhduket një taksist në Durrës

Zhduket një taksist në qytetin e Durrësit. Ai është shtetasi Faik Fezgaj, 53 vjeç, i cili ka humbur kontaktet që prej mbrëmjes së shkuar.

Fezgaj, banor i lagjes 18, ka folur për herë të fundit rreth orës 18:45 me familjarët e tij. U ka thënë që ‘do të vi në shtëpi’, por nuk është kthyer më. Gruaja dhe vajzat i kanë telefonuar më pas, por celulari i taksistit ka dalë i fikur.

Rreth orës 21:30, familjarët kanë bërë kallëzim në polici, ku kanë deklaruar se Fezgaj ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, "Taxi"me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.

Fill pas denoncimit, policia ka nisur punën për gjetjen e tij si dhe hetimet të cilat i ka përqendruar në disa pista.

Sipas policisë, po hetohet mundësia e një grabitjeje të mundshme, apo mundësia që Fezgaj mund të ketë ikur me ndonjë klient e të jetë sëmurur gjatë rrugës.

Që prej mbrëmjes së djeshme, polica është vënë në kërkim të tij, por nuk ka ende asnjë gjurmë.

53-vjeçari është taksist i licencuar prej një jete dhe punon pranë stacionit të trenit në Durrës, në afërsi të një banke.

Policia e Durrësit ka vënë në dispozicion edhe këtë numër kontakti 0694110217, ku mund të telefonojë çdo person, i cili ka ndonjë informacion mbi taksistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat