Durrës, një vajzë 20 vjeçe gjendet e vdekur në banesë

Kronikë e zezë

Durrës, një vajzë 20 vjeçe gjendet e vdekur në banesë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 16:34
ilustrim

Një vajzë në moshë të re në Durrës, ka gjetur vdekjen në rrethana të mistershme.

Pasditen e djeshme, e enjte, në lagjen 17, në banesë, është gjetur e vdekur 20- vjeçarja K.K.

Nga hetimet e para ka rezultuar se nuk ka shenja dhune në trupin e së ndjerës dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë dhe kanë tentuar me kot që t’i vijnë në ndihmë.

Aktualisht po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat