Kërcënohet kryetari i një komune në Kosovë, me thikë e sëpatë

Kronikë e zezë

Kërcënohet kryetari i një komune në Kosovë, me thikë e sëpatë

Më: 7 janar 2017 Në ora: 16:25
ilustrim

I pari i komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq sot në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse është kërcënuar nga një qytetar serb. Nikoliq thot se ishte kërcënuar me thikë dhe sopatë.

“Unë kam qenë në rrugë, derisa rruga pastrohej nga bora dhe personi për të cilin flisni më ka sulmuar me thikë të gjatë 30 cm dhe me sopatë” thot Nikoliq, shkruan telenews. Sipas tij ai e kishte lajmëruar rasin në polici.

“Policia ka ardhur dhe e ka shoqëruar në stacion, pastaj edhe e ka liruar.

Ndryshe nga kryetari, Stanisllav Mitroviq thot se ishte kryetari që e kishte sulmuar atë.

“Ishte ora 10, une i kisha marrur disa drunjë, ka ardh Dragani dhe më ka shtyer  duke më rrëzuar në tokë” thot Stanisllav Mitroviq, duke shtuar se ishte kërcënuar pse e kishte lajmëruar rastin në polici.

Edhe Mitroviq, thot se e kishte lajmëruar policinë, gjë që edhe kishin ardhur.

“Kur kanë ardhur policia aty ka qenë edhe Dragani, dhe në prezencë të tyre ai më ka kërcenuar se herën tjetër do të vras me revole” thot Mitroviq.

Nikoliq, thot se ka kërkuar mbrojte nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës, sic tha nga një kriminel ordiner.

“Po, ju kam thënë policisë së Kosovës, se nëse nuk më mbroni unë jam i detyruar ta mbrojë veten, thotë Nikoliq. Ai tha se do të ankohet edhe te kryeministri Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat