Pamjet të rënda, ja çfarë ka mbetur nga aksidenti fatal në Elbasan

Kronikë e zezë

Pamjet të rënda, ja çfarë ka mbetur nga aksidenti fatal në Elbasan

Më: 8 janar 2017 Në ora: 19:03
Ilustrim

(E plotësuar) -  Një përplasje fatale mes dy makinave ka qenë tragjike për njërin prej drejtuesve të automjete, i cili është ndarë nga jeta për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.

Pamjet dhe fotot e reja janë publikuar nga “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës” në Facebook.  Ndërsa një prej drejtuesve mbeti i vdekur, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital. Përplasja mes dy automjeteve ka qenë aq e fuqishme sa makina tip ‘Ford”, drejtuesi i së cilës humbi jetën mbrëmjen e sotme, pothuajse është shkatërruar plotësisht. 

Policia njoftoi më herët se aksidenti ka ndodhur “në Unazë mjeti tip “Ford” me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip “BMË” me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A., 28 vjeç banues në Elbasan. Si pasoje e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “Ford”.

Përplasen dy automjete në Elbasan, një person në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar në orët e darkës në qytetin e Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur midis tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit për shkak dyshohet të pranisë së akullit në rrugë.

Korrespondentja e Ora News në Elbasan bën me dije se një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka mbetur i bllokuar brenda njërit prej mjeteve. Policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, forcat e rendit dhe ambulanca ka mbërritur rreth 25 minuta me vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat