Prizren, plagoset një djalë me armë zjarri

Kronikë e zezë

Prizren, plagoset një djalë me armë zjarri

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Dje në Prizren, saktësisht në rrugën “Aleksander Fleming”, një djalë fillimisht është sulmuar nga dy persona të panjohur pastaj është plagosur me armë zjarri.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Aleksander Fleming, Prizren, më 11.01.2017-17:25h.  Viktima mashkull K-Turk ka raportuar se për shkaqe te panjohura është sulmuar nga dy te dyshuar te panjohur ku  njeri prej tyre ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te tij duke e qëlluar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jete. Ne vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë te kalibrit te panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”- thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat