Digjet hoteli në bregdetin e Tales

Kronikë e zezë

Digjet hoteli në bregdetin e Tales

Më: 12 janar 2017 Në ora: 23:34
Hoteli digjet

Një hotel është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtës. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Talës në Lezhë rreth orës 21:30 dhe sipas policisë nuk raportohet për viktima.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por raportohet se ishte i përmasave të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Biznesi i përfshirë nga flakët shërbente si hotel dhe restorant.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat