Vlorë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Vlorë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kështu në prangat e policisë ka rënë Dhimitraq Komini, 52 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pasi ai ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, për të cilën është dënuar me 1 vit burg.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë edhe Rustem Baço, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, për të cilën është dënuar me 9 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat