Policia ka çuar për vlerësim mase sigurie shtetasin A.M. 46 vjeç, i cili ishte bërë makth për një qytetare nga Tirana.
Ai kishte përgjigjuar këtë të të fundit dhe e kërcënonte në “Facebook” se nëse nuk bënte seks me të, atëherë do t’i publikonte foto dhe video intime, shkruan “Panorama”.
Në kushte të rënda psikologjike, 38-vjeçarja A.T. ka bërë kallëzim në Polici për përndjekjen disa mujore nga maniaku 46-vjeçar.
Pas kësaj, Policia ka ndaluar 46-vjeçarin dhe pritet që ai të dalë në gjyq për përndjekje.