Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën "Aleksander Moisiu", në Tiranë.

Policia bën me dije se është plagosur me armë zjarri Xh. K., 22 vjeç, ai është dërguar në spital dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat