Vidhet vetura në Mitrovicë gjendet në Prizren

Kronikë e zezë

Vidhet vetura në Mitrovicë gjendet në Prizren

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Në rrugën “Besim Nuka” në Mitrovicë të dielën në orën 17:15 një ankues mashkull ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura e tipit Golf 2 ngjyrë e zezë me targa vendore.

E vetura e vjedhur më pas është gjendur në Prizren, në auto-udhë.

Në momentin që policia ka gjetur veturën thuhet se ka qenë e braktisur. Për rastin nuk është bërë e ditur nëse ka pasur të arrestuar në lidhje me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat