Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, disa të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, disa të lënduar

Më: 16 janar 2017 Në ora: 12:04
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Shkodrës. Siç edhe bëhet e ditur dy mjete janë përplasur me njëri-tjetri rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur Kryebushat, ku dy mjete janë përplasur. Nuk dihet nëse ka viktima, por ka disa persona të plagosur që janë dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat