‘Jam portugez’. Kush është shoferi shqiptar i autobusit që u kap në Angli me kokainë

Kronikë e zezë

‘Jam portugez’. Kush është shoferi shqiptar i autobusit që u kap në Angli me kokainë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:18
Droga

Një 22-vjeçar shqiptar në Britani të Madhe është dënuar nga Gjykata pasi u kapë me dokumente false dhe me kokainë në makinë.

Mediat angleze raportojnë se shqiptari Indrit Muslika u dënua me 10 muaj burg për dokumentacion të paligjshëm dhe posedim të lëndëve narkotike.

Muslika u kap më 15 shtator 2016 në Montgomery kur u ndalua nga policia për kontroll rutinë. Ai i dha oficerit një patentë false portugeze, duke pretenduar se ishte shtetas nga Portugalia. Polici nuk e besoi dhe i kërkoi që të fliste portugalisht. Sigurisht që Indrit Muslia u zbulua pasi nuk mund të flasë gjuhën portugeze. Gjatë kontrollit në makinë atij iu gjet edhe një dozë e vogël kokaine, rreth 1.5 gr.

Gjatë paraqitjes së provave dhe dëshmisë në Gjykatë, 22-vjeçari tha se në Shqipëri punonte si shofer autobusi dhe emigroi për në Britani i fshehur në një kamion për një jetesë më të mirë, shkruan Syri.net.

Krahas dënimit me 10 muaj burg, shqiptari do të depërtohet për në Shqipëri pas përfundimit të dënimit dhe do të ndalohet të hyjë në Angli për 3 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat