Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, përcjell Bota sot.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Drejtorisë Rajonale Prishtinë, pas një hetimi të zhvilluar, më 16.01.2017 në orën 20:10, ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘trafikim me njerëz’, ndërsa i dyshuari tjetër për veprën penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Gjatë hetimeve është identifikuar një viktimë e mitur e cila është intervistuar dhe me të është vepruar në bazë të procedurave standarde vepruese.

Personat e arrestuar për dyshim përfshirjeje në veprat penale janë:

S. K.                viti i lindjes 1984                  m/sh/k
B. A.                viti i lindjes 1966                  m/sh/k

Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat