Ngjarje e rëndë, 29-vjeçari plagos me kaçavidë tre persona

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë, 29-vjeçari plagos me kaçavidë tre persona

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një i ri është vënë në pranga në Fier, pasi ka goditur me kaçavidë 3 bashkëmoshatarë të tij. Autori i plagosjes është identifikuar si Reni Hasanaj, 29 vjeç, banues në lagjen 8 Shkurti, Ballsh, i cili është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur  një ditë më parë në afërsi të spitalit të qytetit, ku për motive të dobëta, 29-vjeçari ka plagosur rëndë me kaçavidë K. K., 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, Hasanaj ka plagosur lehtë dy vëllezërit me inicialet A. A., 25 vjeç, dhe K. A., 23 vjeç banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, të cilët morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë.

Policia bën me dije se personi në fjalë ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat