Policia greke ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, teksa ka sekuestruar rreth 213 kg kanabis që vinte nga Shqipëria si dhe ka vënë në pranga edhe dy shqiptarë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave, krahas dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, është vënë në pranga edhe një shtetas i huaj.
Mësohet se lënda narkotike po transportohej me një automjet ku udhëtonin të tre personat. Pas peshimit rezultoi se pesha e kanabisit ishte 213 kilogramë.