Rrahje mes babait dhe djalit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrahje mes babait dhe djalit në Prishtinë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:47
Ilustrim

Babai bashkë me një familjarë tjetër ka sulmuar djalin e tij, duke bërë që i njëjti të raportoj rastin në polici.

Mirëpo sipas policisë, të dyshuarit pasi janë intervistuar kanë mohuar se e kanë rrahur raportuesin, duke shtuar se i njëjti është me probleme psikike.

Ngjarja na ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 19:30.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë për arsye të panjohura e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili është biri i njërit nga të dyshuarit. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë mohuar se e kanë rrahur por sipas tyre i njëjti ka probleme psikike”, bën të ditur policia.

 Pas kësaj viktima  pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat