Itali - Shqiptarët kapen me 3.5 kg marijuanë e 42 000 euro

Kronikë e zezë

Itali - Shqiptarët kapen me 3.5 kg marijuanë e 42 000 euro

Më: 19 janar 2017 Në ora: 17:18
ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi janë kapur me 3.5 kg marijuanë si dhe 42 mijë euro para të gatshme, para të cilat dyshohet se janë fituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Operacioni i policisë u ndërmor në Cornuda, ku banonte 29 vjeçari shqiptar si dhe në Crocetta del Montello, ku banonte shqiptari tjetër i arrestuar, 35 vjeçar.

Operacioni për arrestimin e tyre u bë pas disa ditëve nën vëzhgim ndaj dy të dyshuarve, të cilët takoheshin vazhdimisht në bare dhe vende të tjera në zonë me klientët e drogave të lehta.

Me ndihmën e një qeni të drogës të karabinierëve të Padovas, gjetën edhe 500 gram marijuanë, 5 gram kokainë si dhe 10,510 euro, ndërsa në shtëpinë tjetër u gjetën 3 kg marijuanë si dhe 32,300 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat