Masakra e Vlorës në 2013, flet autori: Jam penduar, kam qenë i vogël

Kronikë e zezë

Masakra e Vlorës në 2013, flet autori: Jam penduar, kam qenë i vogël

Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:44
Delin Hajdaraj

Delin Hajdaraj është pyetur në lidhje me ngjarjen në plazhin e Kalasë, ku është shprehur i penduar për humbjen e jetës së tre personave të pafajshëm.

“Kam qenë i vogël. Unë qëllova në ajër dhe nuk e di sesi më iku arma. Jam penduar, kam vrarë të pafajshëm”, mësohet të ketë thënë Hajdaraj.

26 – vjeçari, i arrestuar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e trefishtë, të ndodhur tre vite më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka qënë person i paskeduar më parë penalisht.

Gjatë arrestimit, ai ka deklaruar se këto katër vite ka jetuar në Vlorë, i strehuar në tre banesa të cilat i kishte marrë me qera, të cilat ndodheshin kryesisht në lagjen e “Ujit të Ftohtë”.

Hajdaraj mësohet të ketë thënë para bluve të Vlorës se dilte shumë pak jashtë dhe në këto pak herë ai maskohej për të mos u identifikuar.

I pyetur për të ardhurat, se nga i siguronte ato për të jetuar, 26 – vjeçari mësohet të ketë thënë se gjatë këtyre viteve është ndihmuar financiarisht nga vëllai i tij më i madh, i cili prej vitesh jeton në Bruksel, si dhe nga të afërm dhe miq.

26 – vjeçari pritet të dalë pas 72 orësh përpara trupit gjykues, për seancën e njohjes me vendimin e gjykatës.

Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me burgim të përjetshëm, për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkpunim.

Akuzës pritet t’i shtohet dhe armëmbajtja e mjeteve luftarake, pasi gjatë arrestimit në një prej banesave iu gjetën edhe një sasi municionesh, si dhe një pistoletë me silenciator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat